Gjiko përkrahë fëmijëve dhe njerëzve të prekur nga tërmeti
Të gjithë po mundohen që të iu qëndrojnë afër njerëzve të prekur nga tërmeti që goditi shtetin shqiptarë.
Edhe reperin i njohur, Gjiko është organizuar që të dërgoj ndihma për njerëzit në nevojë, madje këtë e ka bërë personalisht duke vizituar të familjarët që po përballen me këto ditë të rënda, shkruan Indeksonline.

Gjiko është treguar modest dhe human ku në disa fotografi dhe video të publikuar ka asistuar personalisht, madje ai shihet duke i veshur atletet dhe lidhur lidhëset një prej të mbijetuarve nga tërmeti.
Ndërsa në fotografinë që ka ndarë me adhuruesit Gjiko shihet duke mbajtur një vogëlushe në krah teksa ka shkruar edhe disa rreshta emocionuese.

“Nëpër këto kohëra te vështira për kombin tonë, fëmijët jan motivi , pozitiviteti , dhe forca jonë , që të përballemi ma fort ma shpejt me situatën , që si shembull ky vogëlush te vazhdon ta shijon jetën i lumtur si çdo fëmije tjetër në botë , dhe të ketë kujtime sa më të bukura prej fëmijërisë se vet , e kjo situatë te jete vetëm një ëndërr e keqe e shkurt që s’do e përjeton më”, ka shkruar Gjiko./Indeksonline/