75 Mall Live Search
12:42 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjiko s’e do Milaim Zekën afër Elitës: S’kisha pas qejf me pa te gruaja ime

Reperi i njohur, Gjiko ka një person që nuk dëshiron që ta shoh afër bashkëshortes së tij, Elita Rudi.

I ftuar së fundi në “Nin”, reperi nga Peja është përballur me Elitën në rubrikën “Haje ose thuaje”.

Një ndër pyetjet ngacmuese që Elita i bëri Gjikos ishte se “Kush është një  mysafir që nuk të ka pëlqyer e që sipas teje nuk duhet ta thërrasë më asnjëherë?”.

E Gjiko i njohur për karakterin e tij të drejtpërdrejtë nuk ka hezituar të përgjigjej, duke thënë se ai është Milaim Zeka.

 “Milaim Zeka është shumë i rëndë, kisha pas qef me pa në emisione të tjera, po te gruaja jem jo, dika tjetër le të shkojë por te ti jo”, teksa që të dytë qeshën, pas kësaj përgjigje.

Ndërkohë, rikujtojmë se Gjiko dhe Elita janë në pritje të fëmijës së dytë./Indeksonline/