75 Mall Live Search
09:07 / E Premte, 03 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjiko, sot ka ditëlindjen, ja sa vjeç është?

Sot ka ditëlindjen reperi i njohur kosovar, Asdren Gjikolli, i njohur me emrin artistik Gjiko.

Ai ka lindur më 3 janar 1992 ku sot është bërë 28 vjeç, shkruan Indeksonline.

Ai ka ushtruar sportin e rrugës Parkour, prej të cilit ka marrë edhe nofkën Flyboy.

Është angazhuar në muzikë që në fëmijëri, ndërsa Hip hopi është traditë në familjen e tij që prej vitit 1997.

Ai është një këngëtar shumë i suksesshëm. Është i martuar me moderatoren e njohur Elita Rudi më të cilën kanë një djalë i quajtur Zëri.

Projekti i tij i fundit është “Anna” në bashkëpunim me Nora Istrefin, projekt ky që tashmë është një hit./Indeksonline/