75 Mall Live Search
18:08 / E Hënë, 13 Maj 2019 / indeksADMonline

Gjilan, 30 metra larg shtëpisë krijojnë “deponinë” e mbeturinave!

Ruajtja e ambientit ku jetojmë vazhdon të mos jetë e rëndësishme për kosovarët.

Përkundër iniciativave të shumta për pastrimin e bërllokut të hedhur gjithandej dhe kërkesave të vazhdueshme për kujdes të shtuar në ruajtjen e ambientit, një gjë e tillë vazhdon të mos jetë e praktikueshme për qytetaret.

Në disa foto të dërguara nga banorët e fshatit Cërnicë të komunës së Gjilanit shihet një grumbull i madh i mbeturinave në një pjesë të këtij fshati.

Sipas personit që ka dërguar fotografitë, bërlloku është duke u hedhur nga banorët që jetojnë vetëm 30 metra larg këtij vendi që e kanë bërë deponi të mbeturinave. /Indeksonline/