Gjilan: Arrestohet një i dyshuar për trafikim me njerëz
Një person është arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “Trafikim me njerëz”.
Rasti ka ndodhur pak pas mesnatës së 22 janarit, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari, mashkull kosovar, është identifikuar dhe arrestuar, për t’u intervistuar më pas në stacion policor të Gjilanit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti u iniciua si “Trafikim me njerëz”./IndeksOnline/

