Gjilan: Arrestohet një person në kërkim, ishte dënuar për posedim të narkotikëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, dje ka arrestuar të dyshuarin E.Sh. 30 vjeçar, i cili nuk i ishte përgjigjur thirrjes së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Në bazë të kësaj urdhërese, i dyshuari dënohej me burgim prej 112 ditëve, për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve’’.
Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur Policia e Kosovës.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave” thuhet në njoftim zyrtar.