Gjilan: Bizneset lirohen nga qiraja për gjashtë muaj, kafiteritë lirohen nga taksat për terasat

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka publikuar masat që kanë marrë lidhur me pako emergjente që do t’i dal në ndihmë familjeve dhe bizneseve në këtë komunë.
Ai bëri të ditur se bizneset do të lirohen nga qireja për gjashtë muaj, kafiteritë do të lirohen nga pagesat për taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike (si terasa), për vitin 2020.
Haziri tha po ashtu se do të dhurohen 400 pako për familje në nevojë, shkruan IndeksOnline.
Postimi:
Në këtë kohë të rëndë të pandemisë #Covid19 që po e kalojmë, kam marrë vendim për këto pako emergjente të Gjilanit në mbështetje ndaj familjeve e bizneseve:
1. Lirimi i bizneseve nga qiraja për gjashtë muaj rresht për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria
2. Kafeteritë (vlen për të gjitha) që paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike (si terasa), do të lirohen nga pagesa vetëm për vitin 2020.
3. Lirimi nga qiraja për gjashtë muaj rresht vetëm familjeve që banojnë në objekte në pronesi të Komunës.
4. Sigurimi i 400 pakove që përfshinë mjete higjienike të dedikuara për familjet në nevojë me asistencë sociale.
5. Ofrimi i tezgave pa pagese per shitjen e prodhimeve bujqesore ne disa tregje mobile.
6. Subvencionimi i mbi 400 fermerëve më farë misri
7. Sigurimi i testeve për Covid 19
E ti, mos e rreziko vetën, fëmijët, familjen, lagjen e qytetin tënd. Për ҫdo shqetësim eventual, thirr në numrat emergjentë: 112, 192, 193 dhe 194
#rriNshpi