14:22 / E Diele, 09 Qershor 2019

Gjilan, bizneseve u kërkohet ta vendosin flamurin e Republikës për ditët e çlirimit

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjilanit u ka kërkuar të gjitha bizneset private që t’i vendosin flamujt e Republikës së Kosovës në kompanitë e tyre prej datës 11-15 qershor, në kuadër të Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.

Kërkesa e Komunës buron nga ligji i përdorimit të flamurit të Republikës së Kosovës.

Ky akt do t’i jepte madhështi Ditëve të Çlirimit të Gjilanit.