11:42 / E Diele, 22 Shtator 2019

Gjilan, dy aksidente trafiku – 11 të lënduar

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa po drejtonte veturën e tij në rrugë nga pakujdesia ka aksidentuar veturën tjetër që ishte në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime vetë i dyshuari e po ashtu edhe 6 persona të tjerë.

Të lënduarit  janë dërguar për tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi.

Në raportin e Policisë flitet edhe për një aksident që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Prishtinë-Gjilan rreth orës 21:25.

Sipas Policisë, i dyshuari derisa po drejtonte veturën e tij në rrugë nga pakujdesia ka aksidentuar dy vetura.

Si pasojë e aksidentit pos dëmeve materiale janë lënduar katër persona, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi.