10:15 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Gjilan, dy meshkuj rrahin anëtarët e familjes

Dy persona janë arrestuar meqë dje kanë rrahur anëtarët e familjes së tyre. Si pasojë e dhunës, një grua ka pësuar lëndime dhe është dërguar për të marrë tretman mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan, ndërsa policia bën të ditur se njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjilan 15.01.2018-15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht anëtarët e familjes së tyre. Si pasojë një femër K/Shqiptare ka pësuar lëndime trupore te cilës i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, sqaron policia në raportin 24-orësh./Indeksonline/

Temat: