08:51 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

Gjilan- E shet motoçikletën e huaj, policia e arreston

Zakonisht secili njeri shet, ndërron apo i fal gjërat e tij e të cilat nuk i duhen. Mirëpo janë të pakta rastet kur dikush merr të drejtën të shet gjërat që nuk janë të tijat, shkruan IndeksOnline.

Një rast i tillë nga ndodhur në fshatin Malishevë të Gjilanit , kur pronari i një motoçiklete ka mbetur pa motoçikletën e tij, meqë dikush ja kishte shitur. Policia ka arritur ta arrestoj të dyshuarin, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në ndalim policor për 48 orë.