75 Mall Live Search
09:07 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Gjilan: Gjendet pa shenja jete një person në dhomën e tij

Një person në Gjilan është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.

Policia ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion.

“Viktima, mashkull kosovar është gjetur i vdekur në  dhomën e tij. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori,  ku me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion”, thuhet tutje në raportin e policisë.