10:09 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

Gjilan: I dehur humb kontrollin mbi veturë, bën vetaksident

Një person ka shkaktuar një vetaksident pas mesnatës në Gjilan.

Policia njofton se ngasësi i veturës ishte nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke i shkaktuar vetës lëndime trupore, për çka edhe i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi. /IndeksOnline/