Gjilan/Ik nga reparti i psikiatrisë dhe tenton t’i sulmojë familjarët

Për veprën penale Dhunë në Familje, një person është arrestuar në Gjilan.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, bën të ditur se i njëjti, kishte ikur nga reparti i psikiatrisë ku ishte duke u trajtuar dhe ka shkuar në shtëpi duke sulmuar dhe kanosur, familjarët.
“Gjilan 01.03.2020 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte tentuar ta sulmoj motrën e tij dhe kishte kanosë vëllain e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. I dyshuari dyshohet se ka probleme psikike i cili kishte ikur nga reparti i psikiatrisë ku kishte qenë duke u trajtuar”.
Ndryshe, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Indeksonline