75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 02 Shtator 2025 / b l

Gjilan/ Ismajli: Bulevardi qytetit mashtrimi i radhës, prezantimet në 3D dhe mashtrimet kësaj radhe nuk do t’ju dhezin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se bulevardi i qytetit”, është mashtrimi elektoral i radhës i qeverisjes lokale.

Ismajli ka thënë se qytetarët janë dëshmitarët më të mirë që për 4 vjet, asnjë projekt nuk është përfunduar, vetëm prezantime në 3D, mashtrime të kota dhe sipas tij, fjalë boshe të cilat kësaj radhe, siç shkruan ai, nuk do t’ju dhezin.

Ismajli i ka numëruar projektet e papërfunduara, përfshirë edhe stadiumin e qytetit.