75 Mall Live Search
18:32 / E Premte, 24 Dhjetor 2021 / MSH

Gjilan, ndalohen dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se janë ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, i dyshuari me inicialet T.S. – ish drejtor i Shëndetësisë në komunën e Novobërdës dhe i dyshuari me inicialet A.R. – pronar i kompanisë ‘’AWA Sh.p.k’’, në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, bazuar në hetimet e deritanishme, ekziston dyshimi se kompania e lartcekur nuk ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura fiktive se kinse i ka furnizuar të njëjtat.

I dyshuari T.S., me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa, i dyshuari A.R., dyshohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.