75 Mall Live Search
15:18 / E Hënë, 04 Gusht 2025 / FR

Gjilan: Një person gjendet i varur në oborrin e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në fshatin Cërnicë të Gjilanit.

Një 64-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ku bëri të ditur se njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Me datën 04.08.2025 rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961 .

Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës ,nga hetimet e para dyshohet për vetvrasje.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion , hetimet rreth këti rasti i cilësuar si “ Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar.”, ka thënë Hashani./IndeksOnline/