Gjilan, një person vodhi paratë e tubuara nga xhemati i xhamisë

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një vjedhje në Gjilan.
Një person ka thyer arkën e të hollave në xhaminë e lagjes “Dheu i Bardhë”. Transmeton IndeksOnline.
“Lagja ”Dheu i Bardhë”, Gjilan, 13.03.2021-18:40. Është raportuar se një person i panjohur me një mjet të fortë ka thyer arkën e të hollave dhe ka vjedhur rreth njëqind (100)€ para të cilat janë tubuar nga xhemati i xhamisë për nevoja te tyre. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndekSOnline/