Gjilan/ Një profesor dhe një nxënës i shkollës së mesme rrahën mes vete

Një përleshje ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan mes një profesori dhe një nxënësi.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit ka thënë se rasti është duke u hetuar nga Policia e Gjilanit.
“Ka ndodhur një rrahje në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan në mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të, përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.
Ai shtoi se rasti është proceduar në mënyrë të rregullt në drejtim të veprës penale lëndim i lehtë trupor.