75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjilan/Përdoruesit e drogës e shndërruan këtë ambient në papastërti të tmerrshme, por shikojeni tani!

 Një shtëpi e cila ishte shndërruar në një vend tejet të papastër dhe po vizitohej thuajse gjithë kohën nga përdorues të drogës është pastruar dje në mënyrën më të mirë të mundshme.

Me një iniciativë nga disa të rinj, bashkë me policinë, zjarrfikësit edhe Inspeksioni Komunal bashkë me nënkryetarin Arbër Ismajli kanë arritur të kthejnë këtë shtëpi të pabanueshme në një gjendje më të rregullt.

Për ta  bërë këtë pjesë të rrugës ‘Feti Vogli’ më të pastër u bashkuan edhe banorë nga komuniteti rom, transmeton Indeksonline.

Mbeturinat që ishin mbledhur në këtë vend po shqetësonin thuajse të gjithë banorët, ku aroma e pakëndshme vërehej thuajse në çdo anë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Me iniciativën e Egzon Xhelilit, kemi marrur obligimin për pastrimin dhe krijimin e një ambienti më të pastër në rrugën “Feti Vogli”. Aty ishim bashkë me ekipet e Policisë së Kosovës, Zjarrfikësit, Inspeksionin Komunal.

Ishte një ambient tmerrësisht i papastër, me një shtëpi ku përdorej nga të rinjët e pjesëve të ndryshme, të cilët brenda personalitetit të tyre, fatkeqësisht, kanë marrur rrugë negative.

Brenda kësaj lagje, bashkë me përfaqësuesin e komunitetit rom, Fadil Demiri, me ekipën e mrekullueshme të Egzonit, si dhe, me pjestarët e komuniteti rom, arritëm që bashkërisht, ta çnjërrosim një ambient shumë të degraduar, duke larguar një sasi të konsiderueshme të mbeturinave, dhe, duke e dezinfektuar rrugën e kësaj pjese.

E mira e gjithë kësaj është, se në këtë lagje është rikthyer realiteti i një ambienti të cilën kjo lagje është dashur ta ketë, dhe, nga e cila, banorët e kësaj lagje u zotuan që do ta mirëmbajnë. Nga ana e Inspeksionit Komunal, u vendosën shiritat rrethues, të një objekti të pabanuar, tek i cili gjendjej një armatë e tërë mbeturinash e shiringash.

Një falënderim i posatshëm shkon për Egzonin me ekipë, komunitetin rom, zjarrfikësit, dhe, deponin e mbeturinave, të cilët u angazhuan maksimalisht, që të eliminohej një barrierë e rëndë e cila e kaplonte këtë lagje.

Vendi jonë po përballet me sfida mjedisore dhe klimën e krijuar, nga të cilat po kërcënojnë mirëqenien tonë. Megjithatë, asnjëherë nuk është vonë t’i qasemi atij.

Detyra në fillim mund të duket e frikshme, por, ne ende kemi mundësinë për t’i kthyer disa nga tendencat pozitive, të përshtatemi për ta minimizuar dëmtimin e ambientit, dhe, të rivendosemi në një imazh pozitiv në ngritjen e kapaciteteve tona përballuese ndaj çdo tendence për ta demtuar të mirën publike.

Kjo e mirë publike na përket të gjithë neve, dhe, jemi ne ata, të cilët duhët të investojmë në mirëmbajtjen e hapësirave publike. Vetëdijësimi qytetar ndaj përkujdesjes së ambientit, duhet të jetë definicion bindës i çdonjërit prej nesh.

Jam shumë i bindur, që vetëm të bashkuar në këtë formë, #bashkëiadaim!