Gjilan, Plagoset një person
Policia njofton se ka marrë informata për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Kodra e Dëshmorëve” në Gjilan.
Pasi ka dal në vendin e ngjarjes, ka takuar një person, shqiptar me shtetësi të Serbisë, i cili në rrethana të panjohura ishte i qëlluar me amë zjarri në pjesën e abdomenit nga të dyshuar gjithashtu të panjohur.
Viktima fillimisht ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit, e më pas dërgohet për tretman mjekësor në QKUK. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.
Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.