75 Mall Live Search
09:22 / E Diele, 13 Qershor 2021 / OSH

Gjilan, Policia shkoi t’i ofroi ndihmë pas aksidentit, i dyshuari i shanë dhe kërcënon zyrtarët policor

Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth 04:20, ka ndodhur një vetaksident në rrugën “Esat Berisha”, në Gjilan.

Policia kur kishte arritur në vendin e ngjarjes kishte tentuar t’i ndihmonte të aksidentuarit, por ai nuk kishte pranuar ndihmën dhe kishte ofenduar e kërcënuar zyrtarët policor.

Pas kësaj sjellje, Policët e kishin arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë./Indeksonline/