75 Mall Live Search
16:18 / E Hënë, 08 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjilan thyen rekord të fitimit, arkëton 50,000 euro nga shitja e biletave

Ndeshja Gjilani – Drita theu rekord të shikueshmërisë për një ndeshje të Superligës në këtë edicion.

Indeksonline merr vesh nga zyrtarë të Gjilanit që janë shitur 7,500 bileta prej të cilave, janë arkëtuar afro 50,000 euro.

Megjithatë organizimi i ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pasur kosto relativisht të lartë për këtë skuadër, duke angazhuar një numër të madh të punëtorëve.

Shumica e shikuesve që ishin të pranishëm në stadium, kishin udhëtuar nga qyteti i Gjilanit. /Indeksonline/