75 Mall Live Search
12:24 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / OSH

Gjilan: Vetëm 8 pacientë me Covid-19, të shtruar në spital

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se lajmi i mirë është që aktualisht janë vetëm tetë pacientë me Covid-19 të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Këto komente ai i bëri në takimin e Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVIDIT-19, ku edhe doli apeli për qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë me përpikmëri masat kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan sa i përket përballjes me COVID-19, është kjo: 1276 raste pozitive në total, 1043 të shëruar, 185 raste aktive, 48 të vdekur, 8 në spital dhe 152 mostra në pritje.