75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 25 Maj 2023 / AR

Gjilan, vetura përfundon në liqen, momenti kur gruaja shpëtohet nga zjarrfikësit

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident tek Brana e Livoçit në Gjilan.

Në aksident është përfshirë një grua e cila fatmirësisht u shpëtua nga zjarrfikësit e Gjilanit, raporton Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës. Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi.

“Nga hetimet e para dyshohet se ngasësi i automjetit me targa vendore (femër kosovare) duke mos përshtatur shpejtësinë kushteve të rrugës në kthesë, del jashtë rrugës, godet një automjet tjetër i cili ishte i parkuar dhe përfundon në ujin e pendës. Në këtë rast përpos dëmeve materiale në dy automjetet, lëndime trupore pëson vozitësja e lartcekur e cila pas trajtimit në qendrën emergjente është liruar për në shtëpi”, tregoi Policia.

Në pamjet e publikuara shihet se vetura ka përfunduar në liqen./Indeksonline/