75 Mall Live Search
09:46 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / k.v

Gjilanasi kapet nga policia duke kultivuar drogë në saksi

Është arrestuar një person në Zhegër të Gjilanit për shkak se njësitë policore gjatë bastisjes në oborrin e tij kanë gjetur dhe sekuestruar një bimë  narkotike e llojit Kanabis Sativa, me gjatësi 120 cm e cila kishte qenë e mbjellë në një saksi. 

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Me rastin po merret njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës./IndeksOnline/