Gjilanasi kërcënoi të miturën: Rri me mua ose do ta njoftojë familjen se kemi ba marrëdhënie seksuale …

Në Gjilan është arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale e ka kërcënuar një të mitur.
Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të, shkruan IndeksOnline.
Raporti i plotë i policisë lidhur me këtë rast:
Gjilan, Maj 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare. Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.