Një gjilanas mbjell bimë narkotike, në obrror të shtëpisë
Policia në Gjilan ka arrestuar një person.
Kjo pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe është konfiskuar substanca e dyshuar narkotike e llojit marihuanë prej 61.9 gramësh, një armë automatike dhe tetë gëzhoja.
Po ashtu, zyrtarët policorë gjatë kontrollit, ne serrën e të dyshuarit kanë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/