Gjilanasi shkon për të peshkuar, e gjejnë të vdekur afër lumit

Një person është gjetur pa shenja jete derisa kishte shkuar për të peshkuar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se personi ka ndërruar jetë afër lumit ku kishte shkuar për të peshkuar, shkruan Indeksonline.
Trupi i tij është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit të rastit.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /IndeksOnline/