75 Mall Live Search
23:55 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Gjilanasit bëhen bashkë, së shpejti projekti i Genta Ismajlit dhe Feros

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti do të lansojnë këngën e tyre.

Duke bashkuar forcat për të sjellë një hit, duket se do ta hedhin në treg më shpejt se ç’menduam, shkruan Indeksonline.

Ishte Usta, i dashuri i Gentës ai i cili përmes një imazhi të publikuar të këngëtares shkroi: “A jeni gati, së shpejti kënga e Gentës dhe Feros”.

Data e publikimit ende nuk është zbuluar , por që sigurisht dyshja do të godasin në shenjë, si gjithmonë./Indeksonline/