Gjilanasit i kontrollohet shtëpia për armë, por Policia i gjen drogë e granata

Dje Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Gjilan pasi gjatë kontrollimit të veturës së tyre u gjetën armë dhe fishekë, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, njësiti ka kontrolluar shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku ka gjetur drogë, armë dhe granatë dore.
Për posedim të substancave të narkotikëve, Policia raportoi edhe për dy raste, në Podujevë dhe Lipjan.
Raporti i Policisë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
PKK-Merdare, Podujevë 02.12.2021–12:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në një çantë të cilën ai e kishte në posedim janë gjetur dhe konfiskuar 571 gr me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Lipjan, 02.02.2021-16:10. Te i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Lidhja e Prizrenit, Gjilan, 02.12.2021 – 19:45. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar pasi në veturën e tyre gjatë kontrollit është gjetur një armë me dy fishekë. Është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të tretë dhe aty janë gjetur një sasi me substance narkotike, një revole me gas ,dy radiolidhje dhe një granatë dore, granata është tërhequr nga njësiti i FSK-së. Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.