75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

“Gjilanasit nuk e merituan një poshtërim të tillë, Haziri nuk bëri asgjë për të respektuar luftën qindravjeçare”

Më 14 dhjetor kur në Kuvendin e Kosovës u votua pako e ligjeve për transformimin e FSK-së, thuajse në çdo komunë pati organizime nga më të ndryshmet.

Kjo datë padyshim se do të mbetet e shënuar nga të gjithë kosovarët.

Por qyteti i Gjilanit nuk pati asnjë organizim, duke mos harruar edhe deklaratat e çuditshme të kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri lidhur me formimin e Ushtrisë.

Për mos-organizmin nga komuna e Gjilanit ka reaguar edhe zv/ministri i Qeverisë së Kosovës, Izmi Zeka, transmeton Indeksonline.

Zeka i cili vie pikërisht nga kjo komunë tha se gjilanasit nuk e merituan një poshtërim tillë.

Sipas tij, absurditeti nuk ka kufij dhe se komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin nuk bëri as më të voglin hap për të respektuar luftën qindravjeçare pikërisht më 14 dhjetor.

Postimi i plotë:

Gjilanasit nuk e merituan poshtërimin e tillë

Absurditeti nuk ka kufij. Komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin nuk bëri as më të voglin hap për të respektuar luftën qindravjeçare pikërisht më datën 14 dhjetor kur u mur vendimi më i rëndësishëm pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, themelimi i Ushtrisë.

Ai me fanatizmin ballkanik nuk vendosi flamurin kombëtar apo të shtetit të Kosovës e lërë më atë të SHBA-ve.

Se ku mbërrin kjo dozë e politikës së dhimbshme të LDK-së flet edhe ky fakt që ndodhi me 14 dhjetor.

Gjilanit nuk do ti vjen më dita për të festuar 14 dhjetorin ditë e Ushtrisë së Kosovës.
Gjilanasit nuk e merituan poshtërimin e tillë.