75 Mall Live Search
11:17 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / OSH

Gjilangjisë i hyn hajnat në shtëpi, rrahen e bëhen të tre për spital!

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona gjatë ditës së djeshme në Gjilan.

Dy nga të arrestuarit dyshohet se tentuan të kryenin një vjedhje, por që plani i tyre nuk shkoi siç e kishin planifikuar, shkruan IndeksOnline.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që njëri prej tyre (si i dyshuar) është ballafaquar me dy të dyshuarit të cilët i kishin hyrë në shtëpi për të vjedhur, dhe gjatë përleshjes në mes tyre, të tre kanë pësuar lëndime.  Të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit në Gjilan, ndërsa njëri prej të dyshuarve është transferuar në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës. /IndeksOnline/