Gjilani angazhon përmbarues për borxhlinjët
Drejtori për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit, Zijadin Maliqi, ka apeluar te të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e Tatimit në Pronë si e hyra e drejtpërdrejtë e qytetarëve për investime kapitale.
Maliqi ka thënë se janë duke punuar edhe në përgatitjen e Korniozës Afatmesme Buxhetore për vitin 2019 dhe vlerësimet e hershme 2020-2021.
“Apelojmë te të gjithë tatimpaguesit që të bëjnë pagesën e borxhit, sepse pas datës 1 korrik, fillojnë kamatat dhe ndëshkimet që janë rënduese për xhepin e tyre”, ka bërë të ditur ai.
Për më tepër, Maliqi tha se me ligjin e ri nga 1 tetori 2018 do të jenë të obliguar që borxhlinjtë t’i dërgojnë në përmbarues.
Ndryshe, borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj komunës për tatimin në pronë janë ish- ndërmarrjet shoqërore dhe bizneset e Gjilanit, por edhe amvisëria.