Gjilani apo Drita? Kush do të jetë triumfuese në derbin e Anamoravës

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë kosovarë.
Dy skuadrat gjilanase Gjilani dhe Drita, do të zhvillojnë sot derbin e Anamoravës, të parin për sezonin e ri 2025/26.
Mirëpo këtë sezon të dy skuadrat kanë pasur një fillim të dobët në Superligë, ku të dyja gjendet në zonën e rrezikut me Dritën në pozitën e 8-të dhe Gjilani në fund të tabelës, ku edhe së fundi shkarkuan trajnerin, Ardian Nuhiu.
Kujtojmë se derbi i Anamoravës zhvillohet sot në orën 15:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan./IndeksOnline/