Gjilani arrin fitore ndaj Liepajas (Foto)

Skuadra Kosovare, Gjilani, ka arritur fitore me rezultat 1-0, ndaj skuadrës së Liepajes.

Golin e fitores për ekipin e Zekrija Ramadanit e ka shënuar futbollisti Albert Dabiqaj në minutën e 37-të, raporton Indeksonline.
Pasi përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Gjilanit i’u gëzuan kësaj fitore, ndërsa në shkallet e stadiumit “Fadil Vokrri”, nisi festa e tifozerisë “Skifterave”.

Kjo ishte ndeshja e pare e vlefshme për kualifikimet për Konferencë Ligë.
Ndeshja e kthimit luhet me 14 korrik në Lituani.
Skuadra e cila kualifikohet tutje, në fazën tjetër do të luaj me skuadrën zvicerane Yong Boys./Indeksonline/
