13:00 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Gjilani arrin marrëveshje me futbollistin nga Bosnja dhe Hercegovina

Klubi i Gjlianit e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin nga Bosnja dhe Hercegovina, Muamer Svraka.

Futbollisti do të jetë pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në muajin dhjetor të këtij viti mirëpo me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një vit tjetër.

Svraka është një futbollist me mjaftë përvojë dhe vjen te Gjilani pas aventurës së kaluar me Birkirkara të Maltës.

Muameri luan si mesfushor i qendrës mirëpo gjithashtu mund të luaj edhe në pozicionet e tjera të mesfushës.

Futbollisti është 32 vjeçar dhe më parë ishte paraqitur edhe për Kombëtaren e Bosnjes dhe Hercegovinës./Indeksonline/.