75 Mall Live Search
19:09 / E Hënë, 19 Gusht 2024 / Gj. Sh

Gjilani barazon edhe me Ballkanin

Gjilani dhe Ballkani janë ndarë në paqe në derbin e javës në Albi Mall Superligën e Kosovës që u zhvillua në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit.

Robert Rrahmani kaloi vendësit në epërsi në minutën e gjashtë, teksa pak sekonda më vonë, realizoi Ballkani përmes brazilianit Queven.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë, dhe ndeshja vijoi kryesisht e qetë pas fillimit të vrullshëm në të dyja anët e fushës.

Kështu, Gjilani zë vendin e pestë pasi ka dy pikë nga dy barazimet që mori në dy xhirot e para, teksa Ballkani zë të dytin pasi ka rritur kuotën e pikëve në katër.