75 Mall Live Search
16:00 / E Martë, 17 Tetor 2023 / L K

Gjilani bën një goditje “boom”, nënshkruan me reprezentuesin shqiptar të Maqedonisë Veriore

Gjilani e ka shfrytëzuar periudhën e ndeshjeve të përfaqësueseve për tu përforcuar me blerje të reja.

Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë Veriore, Egzon Bejtulai është nënshkrimi i tetorit për Gjilanin.

Lojtari pritet që gjatë javës të paraqitet në stërvitje, ndërsa ka shumë gjasa që të debutoi në vikend në ndeshjen ndaj Fushë Kosovës.

Mbrojtësi 29 vjeçar do të jetë te Gjilani deri në të fund të sezonit./Indeksonline/