Gjilani “blindon” kreun e Superligës

Gjilani ka marrë pikët e plota si mysafir i Dukagjinit në ndeshje e xhiros së pestë të Superligës.
“Skifterat” mposhtën vendasit me rezultat 0-1, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Solomon në minutën e 38-të të ndeshjes.
Me këtë fitore, Gjilani mbetet në krye të tabelës me 13 pikë, por me ndeshje më shumë se kundërshtarët.
Në ndeshjen tjetër, Drenica dhe Ferizaj barazuan pa gola. /IndeksOnline/