Gjilani “blindon” Thaqin, vazhdon kontratën e re
Armend Thaqi do të vazhdojë qëndrimin te Gjilani.
Lajmin e njoftoi klubi gjilanas, në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, i cili nënshkroi kontratën e re.
Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.
Thaqi, numëron këtë sezon 37 paraqitje ku shënoi 9 gola dhe bëri 7 asiste./IndeksOnline/

