13:37 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër klubit nga Tuzi

Skuadra kosovare, SC Gjilani, ka caktuar një miqësore të re gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Klubi nga Anamorava do të luajë ndaj FC Deçiçi, skuadër nga Tuzi i Malit të Zi, shkruan IndeksOnline.

Miqësorja zhvillohet të premten, nga ora 13:00 në qendrën sportive Olimpik Park në Durrës.