Gjilani dhe Drita kundërshtarë edhe jashtë fushave, kërkojnë super talentin kosovar

Klubi i Dritës dhe i Gjilanit, përveç rivalitetit në fushë, ata do të jenë rival edhe në merkato.
Dy skuadrat janë vënë pas super talentit të Vitisë, Albion Kurtaj, që ka shkëlqyer këtë sezon në Ligën e Parë.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vetë futbollisti i cili u shprehë se Gjilani dhe Drita kanë kontakte të vazhdueshme me të.

“Kemi pas kontakte të vazhdueshme me ekipet në fjalë, edhe ende është në pikëpyetje qëndrimi im në Viti”, tha ai fillimisht.
Tutje, Kurtaj u shprehë se ka edhe oferta të tjera të bujshme nga skuadrat e Ligës së Parë.

“Kam pasur edhe oferta të bujshme nga disa skuadra nga Liga e Parë, mirëpo besoj që brenda pak ditëve do të konfirmohet e ardhmja ime”, u shprehë Kurtaj.
Albion Kurtaj është ndër futbollistët më të spikatur në Ligën e Parë./Indeksonline/