Gjilani dhe Ferizaji ndajnë pikët

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së 19-të në AlbiMall Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Ferizajit.
Rezultati pas 90 minutave lojë ishte i barabartë 0-0, shkruan IndeksOnline.
Gola nuk pati, por gjyqtari ndau dy karton të kuq, nha një për secilën skuadër.
Bardhi i Ferizajit dhe Musolli i Gjilanit u përjashtuan nga loja në minutën e 71-të, pas një përplasje që ndodhi mes futbollistëve.
Gjilani me këtë batrazim renditet në vendin e tretë në tabelë me 28 pikë, ndërsa Ferizaji mbetet e fundit me 14 pikë./IndeksOnline/