75 Mall Live Search
14:19 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / Blerim

Gjilani dhe Feronikeli mbyllin pjesën e parë qetë, Daku me dy gola ndaj Besës e Arbëria mirë ndaj Trepçës


Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të tri takimeve të xhiros së dhjetë në Superligë.


Pjesa e parë e kryendeshjes së kësaj jave mbyllet në 0:0, pra rasti i vetëm i Gjilanit për gol ishte në minutën e dhjetë përmes Besar Musollit, por që shtylla ishte shpëtimtarja e Feronikelit, shkruan IndeksOnline

Ballkani në pjesën e parë tregoi forcën ndaj Besës, ku Daku shënoi dy herë për klubin e tij, për të vendosur kështu një rekord prej 15 golave në 10 ndeshje.


Ndërkaq, në Dobrajë në takimin ndërmjet Arbërisë dhe Trepçës, u shënua vetëm një gol nga skuadra simaptike që këtë vit u promovua në Superligë.