75 Mall Live Search
16:32 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjilani e Drita ua bëjnë “bajat” futbollin Flamurtarit e Vushtrrisë

Flamurtari ka pësuar humbjen e 4-të rresht në Superligë, duke u turpëruar në shtëpinë e vetë nga Gjilani.

Skuadra e Gentjan Mezanit pas humbjes në derbi kundër Dritës është këndellur dhe me lehtësi fitoi 4-1 në Prishtinë.

Gerhard Progni me dy gola të shpejtë në minutën e 20-të dhe 30-të, i dha qetësi Gjilanit.

Në minutën e 54-të, Bedri Greca i siguroi fitoren ekipit mysafir.

Golin e nderit për Flamurtarin e shënoi Festim Krasniqi në minutën e 76-të. Golin e fundit në ndeshje e shënoi Fiton Hajdari për Gjilanin, shkruan Indeksonline.

Drita është lideri i ri në Superligë pa fitores 5-1 kundër Vushtrrisë. Lucas Cardoso e hapi serinë e golave në minutën e 20-të.

Për 2-0 realizoi De Souza autogol. Në pjesën e dytë Vushtrria e hapi lojën dhe nuk kujdesej shumë për mbrojtjën.

Betim Haxhimusa e ndëshkoi për 3-0 në minutën e 51-të. Nuk mund të mungonte në listën e realizatorëve edhe Xhevdet Shabani që shënoi një gol të bukur për Dritën në minutën e 63-të.

Golin e nderit për Vushtrrinë e shënoi Mateus nga penalltia në minutën 81-të, ndërsa 3 minuta më vonë Betim Haxhimusa me kokë shënoi për rezultatin përfundimtar Drita 5-1 Vushtrria.

Pas kësaj fitoreje Drita është lidere me 17 pikë. /Indeksonline/