18:01 / E Mërkurë, 02 Maj 2018 / indeksADMonline

Gjilani e Feronikeli ndalin Dritën e Prishtinën (Foto)

Gjilani i ka humbur Dritës rastin e artë për tu shkëputur në vendin e parë të Superligës.

Derbi i anamoravës përfundoi me barazim 1-1 në Stadiumin e qytetit i cili ishte i stërmbushur.

Gjilani kaloi i pari në epërsi në minutën e 34-të me golin e Egzon Hysenit, shkruan indeksonline.

Drita arriti të barazoj rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë me anë të Kastriot Rexhës.

Në pjesën e dytë nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli dhe Prishtina përfunduan në barazim pa gola.

Skuadra nga kryeqyteti e humbi mundësinë që t’i afrohet Dritës.

Drita vazhdon kryesimin me 60 pikë, tri më shumë se Prishtina në vendin e dytë. /IndeksOnline/