75 Mall Live Search
15:27 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / Blerim

Gjilani e Feronikeli nuk tregojnë asgjë, Trepça ’89 e rikthen rezultatin ndaj Arbërisë e Ballkani nuk ndalet me “Ferrari”

Tashmë kanë përfunduar tri takimet e që u zhvilluan me fillim nga ora 13:20, duele këto në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Ballkanit u treguan të zot në takimin ndaj FC Besës, pasi e fituan takimin bindshëm në 4:1, shkruan IndeksOnline


Me dy gola nga Daku e dy nga Korenica, Ballkani e mposhtë Besën që shënoi vetëm një gol përmes Sheqerollit.


Në sfidë tjetër në mes Arbërisë e Trepçës’89, ndodhi befasia, pasi vendasit ishin në epërsi ndaj mysafirëve, por që mitrovicasit u rikthyen në pjesën e dytë, për ta mbyllur ndeshjen në !:2.


E kryendeshja e ditës së sotme në mes Gjilanit e Feronikelit nuk tregoi asgjë, përveç disa rasteve dhe ndërhyrjeve të rënda të futbollistëve mes veti.

Pra, epilogu i ndeshjes u vendos në 0:0.