75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 14 Maj 2023 / C E

Gjilani e ndal Dritën, mund të ja ketë humbur titullin

Derbi i Anamoravës ka përfunduar pa fitues.

Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës së 34-të të Superligës e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Drita kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Broja ën minutën e 32-të.

Rezultatin e barazoi Mevlan Zeka në minutën e 81-të me një penallti e cila u rishikua disa herë nga VAR.

Me këtë barazim, Drita humb vendin e parë  me 67 pikë, dy më pak se Ballkani që mposhti Llapin. /IndeksOnline/