Gjilani është i kaltër!

Drita ka shënuar fitore shumë të madhe ndaj Gjilanit me rezultat të pastër 2:0.
Ishte Betim Haxhimusa i cili realizoi dy golat në pjesën e dytë për të vulosur një fitore të rëndësishme për ekipin e tij, shkruan Indeksonline.
Me këtë fitore, Drita i ikën 2 pikë tash Gjilanit dhe shkon në kuotën e 34 sosh në pozitën e dytë.
Kujtojmë se në dy ndeshjet tjera Flamurtari mposhti Trepçën’89 me rezultat 4:3, ndërsa Dukagjini barazoi pa gola me Llapin./Indeksonline/